Welcome to FC Mamba
Tė ardhmen nuk duhet parashikuar,por duhet bėrė tė mundshme
FC Black Mamba është formuar në natën e 13 qershorit të vitit 2008 në qajtoren e "Voglit" e cila quhet "Rozafa" dhe që gjendet në fshatin Kuk të Opojës.
Idenë për formimin e këtij klubi e dha Adhurim Shabani,ide e cila u përkrahë edhe nga shokët tjerë si:Jeton Mehmeti,Armend Nafezi,Jetmir Osmani dhe Ismail Mehmeti.
Të pranishëm ishin edhe :Menderes Skenderi dhe Miran Mehmeti,që më pas do të ishin dy nga përkrahësit më të flakët të këtij ekipi futbolli.
Edited by:Adhurim Shabani -"ADHU"
Pse Black Mamba
Grupi i shokëve si:Jetoni.Ismaili,Armendi,Jetmiri dhe Adhurimi pasi morën parasyshë nëntë propozimet e dhëna nga të gjithë neve, njëzëri vendosën që: propozimi i Ismailit të jetë ai me të cilin do të emërtohej ky ekip futbolli.
Black Mamba ishte propozimi fitues.Kishte edhe propozime të tjera si:"Feniksi,Rilindja dhe Eagles "të Jetonit,"Uragani dhe Tornado"të Adhurimit,"Elita dhe Shigjetari"të Jetmirit dhe "Panthers"i Ismailit,Armendi nuk dha asnjë propozim.
Në votimet finale dolën tri propozimet si:Mamba,Feniksi dhe Rilindja,nga numrimi i votave të cilat i numëroi Menderes Skenderi doli të jetë se :Black Mamba mori 5 vota,Feniksi mori 3 vota dhe Rilindja mori 2 vota.Një ndihmesë të madhe në zgjedhjen e këtij emri dha edhe Miran Mehmeti i cili thoshte që "O Mamba o ndryshe s'bënë"edhe pse ai nuk kishte të drejtë vote.
Kjo ėshtė emblema-logo e klubit futbollistik Black Mamba tė Kukit
Kjo emblemë është punuar nga Adhurim Shabani në natën e 14 qershorit të vitit 2008 pak orë pasi u vendos që klubi të quhej Black Mamba.
Ēėshtė Black Mamba
Black Mamba është një gjarpër në Afrikë.Ai është njëri nga gjarpërinjët më të rrezikshëm të botës.Helmi i tij është vdekjeprurës.Andaj nëse iu bie rruga nëpër Afrikë të keni shumë kujdesë po u ballafaquat me këtë krijesë të rrezikshme.Në të njëjten kohë ky gjarpër është edhe shumë nervozë,kujdesë mos e ngacmoni .I tillë është edhe klubi futbollistik Black Mamba nga Kuki -frigë e tmerr për kundërshtarin në fushën e lojës.
Pra kujdes kur të luani futboll me Mambat.
Ndeshja e parė e FC Black Mamba-s
Ndeshja e parë me emrin FC Mamba u zhvillua në orët e vona të 15 qershorit.Për kundërshtar u zgjodhë një ekip nga fshati Bollobrad.Ndeshja u zhvillua ditën e diele në orën 23:00h në fushën sportive "Aroma Sport" të Kukit.
Në këtë ndehje Black Mamba pësoi humbje nga Bollobradi me rrezultat 2*3.Në këtë ndeshje u paraqiten këta futbollist emrat e të cilëve do të shkruajn një histori të re për futbollin e fshatit Kuk.Këta lojtar ishin:Besart Halimi,Jeton Mehmeti,Adhurim Shabani,Imran Rasimi,Jetmir Osmani,Ismail Mehmeti dhe Armend Nafezi.Kapiten i ekipit ishte Adhurim Shabani ndërsa portjer një kohë Armend Nafezi dhe një kohë Jetmir Osmani.Rolin e trajnerit e mori Daver Rasimi.

